MENU
klinika

Këngëtari bëhet operacion

Anulohet turi botëror i Eros Ramazzottit

08.05.2019 - 15:24

Eros Ramazzotti ka anuluar turin botëror për shkak të një problemi me kordat vokale. Për disa muaj, ai nuk duhet të këndojë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni ndaj vendosi të anulojë koncertet.

Këngëtari njoftoi lajmin përmes një postimi në Facebook.

Ai filloi koncertet në muajin shkurt dhe performoi në një numër shtetet të Evropës. Dhe pritej të udhëtonte drejt Amerikës së Veriut, asaj Qëndrore dhe Jugore për të zhvilluar koncerte.

Il Vita ce n’è World Tour” debutoi në Mynih më 17 shkurt dhe me 80 koncerte në mbarë botën Ramazzotti do festonte 35 vjetorin e karrierës së tij.

Më vjen keq për fansat e mi në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Amerikën e Jugut“-shkroi ai, ndërsa shtoi: “Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen“.

Ai postoi një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, që e falënderoi për profesionalizmin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lidhja me këngëtarin...

Një lidhje e re për Selena Gomez?