MENU
klinika

Urimi special

Arbana feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me…

07.05.2019 - 13:16

Sot një nga moderatoret më të njhura në Shqipëri, Arbana Osmani feston ditëlindjen por ajo nuk është e vetmja nga stafi i “Dua të të bëj të lumtur” që feston.

 

Eduart Grishaj, regjisori i këtij emisioni feston në të njëjtën ditë me të. Një koinçidencë e këndshme që duket se i’u ka bërë përshtypje të dyve.

kolana e librave

Arbana ka zgjedhur një mënyrë shumë të këndshme ta urojë Eduartin nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory duke e quajtur “binjakun” e saj, ndërsa e shoqëron urimin me emoji zemrash.

Nuk ka qëndruar në heshtje as regjisori i njohur i cili prej javësh flitet si i dashuri i Arbanës. Ai ka bërë një urim më të ndjerë dhe shumë të drejtpërdrejtë për moderatoren.

Arsye për të festuar ditëlindjen. Edhe 100 e rralla“, i shkruan ai në urimin emocionues, që shoqëron foton ku ata shfaqen bashkë, të lumtur dhe të qeshur.