MENU

"Këto janë ditët..."

Arbana Osmani jep lajmin e papritur

20.05.2019 - 13:00

Në një postim në Instagram, moderatorja shumë e dashur për shqiptarët ka bërë një njoftim të trishtë.

Ajo lajmëron se këto janë ditët e saj të fundit në Top Channel.

Ditet e fundit ne Top, e lodhur por e lumtur“, citohet në shkrimin e  Arbanës, duke ngjallur menjëherë reagimet de habitura të fansave të saj.

Të shtunën që lamë pas moderatorja deklaroi se këtë javë ishte episodi i fundit i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Nuk dihet nëse moderatorja po e braktis përgjithmonë Top Channel apo e thotë këtë pasi po përfundon një tjetër sezon të emisionit të saj.

Kujtojmë se dy muaj më parë moderatorja pati një debat me drejtorin e televizionit Ben Blushi dhe u tha se do të largohej, por pas disa orësh negociata vendosi të vazhdojë të qëndrojë në Top Channel.