MENU
klinika

E pabesueshme në Holandë

Arbitri tërbon lojtarët/ Shënon dhe nuk e anulon golin!

26.05.2019 - 19:54

Një gjyqtar është bërë protagonist në Holandë jo prej vendimeve të tij, por pas shënimit të një goli.

Arbitri Maurice Paarhuis ka shënuar gol në kategorinë e tretë mes Harkemase Boys dhe Hoek.

Gjatë një aksioni në zonën e Harkemase, topi u devijua pa dashje nga arbitri dhe përfundoi në rrjetë.

Ky moment shkaktoi shumë të qeshura edhe nga klubi që e pësoi, por akordimi i golit shkaktoi protesta të shumta.