MENU
klinika

Reagimet

Ariana Grande prej dylli i lë fansat të pakënaqur

25.05.2019 - 13:29

Reagojnë fansat e Ariana Grandes, të pakënaqur me statujën prej dylli në Londër.

Fansat e këngëtares Ariana Grande janë ndarë shumë të zhgënjyer nga statuja e saj e re prej dylli në muzeun “Madame Tussaud’s” të Londrës.

Ditë më parë, kompania që realizoi statujën prej dylli përi të ditura fotografitë e saj, dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme.

Nuk kemi gjë kundër, por është me të vërtetë e keqe”, shkruante një komentues.

Ariana nuk duket aspak si Ariana në këtë figurë”, ishte komenti i një tjetër përdoruesi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, figura prej dylli e Ariana Grandes do të jetë e disponueshme për vizitorët për plot pesë javë.

Kujtojmë që në po të njëjtin muze, muaj më parë është prezantuar edhe figura prej dylli e artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Coachella 2019” me incident

Goditet me limon në skenë Ariana grande

Grande nis turneun “Sweetener"

Ariana Grande, këngë të Mac Miller në turne