Atalanata ishte surpriza e madhe e Champions League këtë sezon me zikaltërit që u renditën të tretët në Serie A.
Skuadra e Gasperinit bënë arritjen historike duke lënë jashtë Champions League skuadra si Milani apo Roma ndërkohë që spostuan dhe Interin në vendin e katërt.
Heroi i Bergamaskëve, trajneri Gian Piero Gasperini, ka folur për “Sky Sport” pas fitores së marrë kundër Sassuolo-s.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Sassuolo ka luajtur deri në vdekje. Ka qenë një fitore e madhe për këta njerëz, klubin dhe për këta lojtarë, që kanë qenë të mrekullueshëm.
Kualifikimi është diçka që as e kemi ëndërruar më parë. Champions është një objektiv i arritur për herë të parë dhe Atalanta do ta përfaqësojë shumë mirë futbollin italian”, përfundoi trajneri i Atalantës.