Atenati mafioz në Vlorë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar tronditi mbarë opinionin publik.
Në këtë atentat mbeti i vdekur drejtuesi i motorit, ndërkohë shënjestra e atentatit u plagos.
Eno Mata, i njohur ndryshe si Aleksandër Mata ishte shënjestër e një atentati të ndodhur mbrëmë në Poro të Vlorës.
Atentati ndodhi teksa ai dhe shoku i tij po ktheheshin në banesë së bashku me shokun e tij.
Autorët i zunë pritë me një makinë, nga e cila qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Gjatë marrjes në pyetje, Eno Mata ka deklaruar se, atentati ndaj tij mund të jetë porositur nga vendi fqinj, ku jetonte deri para pak kohësh dhe ku dyshohet gjithashtu se është përfshirë dhe në vrasjen e një avokati të njohur.
“Nuk kam lidhje me vrasjen e avokatit. Dyshoj se gjithçka është porositur nga Greqia. Kam qenë i dënuar për grabitje dhe ndoshta më kanë ngatërruar me ndonjë person të ndonjë grupi të caktuar kriminal. Nuk kam konflikte me asnjë person”, ka thënë i riu nga Vlora.
Pritet që Mata të rimerret sërish në pyetje pasi gjendja e tij të stabilizohet.