Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah, mesditen e së premtes në Lungomare.
Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes
Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur.
Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person me inicialet D.C.
Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes disa personave në një lokal në Lungomare, të cilët më pas kanë nxjerrë armët.
Të shtënat kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.