MENU
klinika

Hetimet

Atentati në Vlorë, shoqërohen 20 persona

11.05.2019 - 09:18

Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah, mesditen e së premtes në Lungomare.

Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes

Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur.

Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person me inicialet D.C.

Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e një  konflikti mes disa personave  në një lokal në Lungomare, të cilët më pas kanë nxjerrë armët.

Të shtënat kanë shkaktuar panik në zonë, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet