I ati i Britney Spears po bën lëvizje ligjore për të kufizuar akoma më shumë lirinë e vajzës së tij.
Sipas mediave të huaja, Jamie Spears i kërkoi një gjykatësi të regjistronte kujdestarinë e tij ndaj këngëtares edhe në tre shtete jashtë Kalifornisë, në Hawaii, Florida dhe Luiziana.
Dokumentet e gjykatës nuk japin asnjë shpjegim se përse Jamie, i cili ka kontrollin e financave dhe të karrierës së këngëtares që nga viti 2017, kërkon të shpallet kujdestari i saj në këto shtete të veçanta.
Sipas burimeve, këto janë shtetet që Britney viziton më shumë. Këngëtarja dhe familja e saj kanë prona në Luiziana dhe Florida, ndërsa Britney shkon rregullisht në Hawaii gjatë pushimeve të verës.
Dhe mesa duket Jamie kërkon të sigurohet se ajo ka kudesin e duhur kur udhëton. Por sipas burimeve kjo kërkese nuk ka të bëjë me shëndetin mendore të këngëtares.