Situata e tensionuar tek “Astiri” është zhvendosur pranë ambienteve të komisariatit nr.6 të policisë së Tiranës.
Aty janë shoqëruar 4 prej protestuesve, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama te Unaza e Re. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.
Banorët i afrohen komisariatit dhe hyjnë në oborr ndërsa dëgjohen teksa bërtasin “Lironi çuant” si dhe “ky është gjenocid”.
Brenda komisariatit ndërkohë mësohet të ketë hyrë për të foluar edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Mesditën e sotme dhjetëra banorë të “Astirit” u konfrontuan me policinë ndërsa dolën t’i bllokonin rrugën kryeministrit Rama që po kalonte te Unaza e Re.
Policia ka depërtuar në gumbullin e njerëzve dhe shoqëroi disa prej tyre. Pas përplasjes në rrugë, disa prej banorëve janë ndjrë keq dhe morën ndihmë mjekësore.