MENU
klinika

Katalanasit nisin 'spastrimet'

Bartomeu zbulon trajnerin e Barçës për sezonin e ardhshëm

29.05.2019 - 21:57

Gati 24 orë pasi Ernesto Valverde konsiderohej i larguar nga Barcelona, presidenti Bartomeu që shkon në drejtim të kundërt me këshillin administrativ dhe opinionin sportiv.

Megjithatë në skuadër nuk do të ketë ‘paqe’ për disa lojtarë ku 9 prej tyre do t’i thonë mirupafshim katalanasve.

Vendimtare ka rezultuar biseda e presidentit me trajnerin, i cili është shprehru i bindur se mund ta çojë përpara projektin e ri.

Prioritet mbetet rinovimi i skuadrës, duke larguar madje edhe disa lojtarë të rëndësishëm.

Përveç mbërritjes së de Jong, priten blerje të tjera të rëndësishme, ndërkohë që dy të parët që do të largohen janë Kevin Prince Boateng dhe Jeison Murillo, të cilëve u përfundon huazimi.

Belgut Vermaelen dhe Pereiras u skadojnë kontratat ndërkohë që Barcelona pret që Evertoni të blejë përfundimisht Andre Gomesin,

Rafinha dhe Denis Suarez janë të dëmtuar, por Barça synon që t’i huazojë diku, pse jo edhe për t’i shitur përfundimisht.