MENU
klinika

Basha i kthehet fesë

Basha: Për Kish’ t’Laçit Rama do hyjë në burg!

30.05.2019 - 17:55

Kryetari i PD-së Lulzim Basha është betuar para qytetarëve të Kurbinit se nuk do të lejojë të realizohet kontrata koncesionare për rrugën Milot-Balldren. Në një takim në Laç, Basha falënderoi kurbinasit për mbështetjen duke thënë se nga Kurbini do vijë fundi i pushtetit të krimit.

Sa i përket rrugës Milot-Balldren, Basha tha se një hajdutëri të tillë nuk e ka njohur e dëgjuar Europa, duke paralajmëruar firmën ANK e ata që fshihen pas saj të mos hedhin asnjë lopatë dhe.

“Mirënjohjen nuk mund ta shpreh me fjalë për këtë pritje të jashtëzakonshme. Mesazhi i shpresës, mesazhi i fitores, mesazhi i Shqipërisë europiane kumbon në Kurbin e kudo. keni qenë dhe jeni balli i vlerave në betejën tonë për vlera. keni qenë kocka dhe palca e kurajës së shqiptarëve. Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë. Edhe kur flaka e lirisë lëkundej këtu mbeti gjithmonë e ndezur duke i dhënë kurajë çdo demokrati dhe çdo shqiptari që e do vendin e lirë, që do barazi paraligjit, dinjitet. Në ditët më të errëta sytë i kishin nga kurajë e rinisë së Kurbinit.

E dinë fare mirë kundërshtarët dhe Edi Rama sado me gjuhën e tij të helmatisur të përçarjes krahinore mundohet ta kthejë tmerrin në një shpoti që nuk e ha më askush që tregon një gjë që fle në subkoshiencën e tij. Nga Kurbini do t’i vijë fundi pushtetit të krimit, pushtetit të hajdutëve. Nuk mund të bashkëjetojë dinjiteti i njeriut të lirë me korrupsionin dhe babëzinë me dhunimin e plaçkitjen për të pasuruar një grusht hajdutësh me nam e me vulë.

Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në përmasa e pacipësi edhe hajnisë kriminale tek Unaza e Re. Milot –Balldren, 260 mln euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, e ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Atëherë kjo është një lloj tjetër hajdutërie, e hajdutit që vjedh sikur nuk do të ketë të nesërme.

Të marrim çfarë të marrim. Dua t’i them ANK dhe atyre që fshihen pas ANK, çdo banke shqiptare, mos guxo një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para Kishës së Laçit se nuk do keni shans të vidhni shqiptarët me këtë kontratë krimi. Ju presin hekurat”, deklaroi Basha.