Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Korçës nuk kurseu akuzat ndaj Qeverisë.
Basha u shpreh se Rama dhe 10 oligarkë kanë vendin në dorë.
Ai shtoi se së bashku këta 10 oligarkë i puthin duart, këmbët, dhe atë që nuk thuhet kryeministrit Edi Rama.
“Ajo qendër ka ditur të rrezatojë vlerat më të larta të qyttearisë evropiane, dhe kjo qendër e ka emrin Korçë. Ky qytet njihet për luftën e pamposhtur për liri ndaj dhe jam në punimet e këtij aktivi, për shpresat që buron nga sytë tuaj që keni infektuar edhe qytetarët anembanë Korçës por që e përcillni aq mirë protestë pas protestë.
Që në Pogradec dhe Malliq do ta sillni këtë turmë kundër tiranisë, kundër krimit në pushtet, për Shqipërinë si gjithë Europa. Vëllezër dhe motra, orët e këtij regjimi po numërohen mbrapsh. Kur organizuam protestën 1 6 shkurtit, retë e zeza kishin mbuluar vendin, nuk e kam për retë e motit por për krizën ekonomike që kishte kapluar vendin.
Kam parë dhe dëgjuar dhe prekur me duart e mija mjerimin e thellë me të cilin është krehur Korça e punës, Korça e mençurisë, por për shkak të mallkimit që quhet sot Qeveria e Ramës, që ka mbyllur 1/3 e bizneseve të vogla. Mijëra vetëm këtu në Korçë janë detyruar të ulin qepenat.
Me sjelljen e terroriste e kishin të pamundur që të siguronin kotheren e bukës jo më të punësonin një familjar tjetër.Është sjellësja më e sigurtë e mirëqënies por një rrezik i madh për Tiranën. Të vetmit biznesmenë që bejnë hajër janë ata që rrinë me Edi Ramën, për të krijuar monopole në Industrinë Ushqimore dhe farmaceutike, prandaj ka shkatërruar gjithë të tjerët se me ata të 10 ndan pasuritë.
Këta të 10 i puthin këmbët, dorën, i puthin atë që nuk quhet. Po ky që ndërton 60 mijë euro, merr tender 50 mijë euro. 10 kriminelë kanë në dorë trafikun e drogës, disa prej tyre hyjnë e e dalin në burg, burg i thënçin i trajtojnë si hotel. Fushatën elektorale Edi Rama e ka bërë me Safet Bajrin me kriminelët që i mbillte në Korçë, e ka bërë me Shullazin, e ka bërë me 10 banda kriminale që janë shtyllat e pushtetit. Ata kontrollojnë çdo gjë.”– u shpreh Basha.