MENU
klinika

Siguria ushqimore

“Po dëmtohet shëndeti i konsumatorëve”

02.05.2019 - 13:07

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë përmes një deklaratë për shtyp deklaroi se siguria ushqimore ka qenë në qendër të debatit publik, pas raportimeve në media dhe shqetësimit të krijuar të qytetarët. Shoqata bëri me dije se, fenomeni po dëmton shëndetin e konsumatorëve dhe po deformon tregun dhe se mediat duhet të dalin patjetër me emra konkret.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë doli në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe në mbështetje të prodhuesve të ndershëm.

Së fundmi Sokol Kraja, përfaqësues i Bashkimit tha se nevojitet ndergjegjësim i opinionit publik në lidhje me sigurinë ushqimore dhe ndajmë shqetësim të përbashkët për këtë fenomen.

Jemi po aq të ekspozuar ndaj rrezikut të ushqimeve të pakontrolluara. Ne kërkojmë nga institucionet publike monitorimin, identifikimin dhe ndëshkimin maksimal të çdo individi apo subjekti. Prodhuesit e ndershëm po preken nga akuza dhe investigime gjithëpërfshirëse.

Vendi ynë ka një ekonomi qe bazohet te bujqësia, agropërpunimi dhe turizmi. Çfarë mesazhi po japim në tregjet e huaja për prodhimet Made in Albania.

Denoncimet duhet të jenë të vazhdueshme dhe me emra konkret. Denoncimet pa emër krijojnë panik dhe defermojnë tregun.Ne kërkojmë të forcohet kontrolli në treg”- shtoi Kraja.

Agim Rrapaj, president i Agrobiznesit shqiptar, tha se Shqipëria ka avantazhin që del një muaj përpara rajonit në treg.

Prodhuesit e ndershëm po dëmtohen nga të paformalizuarit. Këta nuk përfaqësojnë prodhuesit ë ndershëm. Ky fenomen, sipas Rrapaj, duhet të identifikohen me emër.”-tha Rrapaj.