MENU
klinika

Fiton Kupën e Gjermanisë!

Bayern e mbyll me ‘Dopietë’

25.05.2019 - 22:39

Bayern Munich ka arritur të triumfojë edhe Kupën e Gjermanisë.

Bavarezët dominuan Leipzig në finalen e zhvilluar Olympiastadion të Berlinit duke triumfuar me shifrat 3-0.

Niko Kovac kompleton dopietën me Bayernin në këtë sezon,ndërsa për trajnerin kroat do të jetë trofeu i dytë personal pasi e fitoi këtë trofe edhe me Frankfurtin sezonin e kaluar.

Kampionët e Gjermanisë e fituan për herë të 19-të këtë trofe, duke mbajtur rekordin e skuadrës që e ka fituar më shumë herë.

Golat për bavarezët u realizuan nga Robert Leëandowski që shënoi dy herë dhe Kingsely Coman.


Kovac i dha mundësinë për të luajtur për herë të fundit me fanellën e Bayernit edhe dyshes, Robben-Ribery të cilët u aktivizuan për pak minuta duke dhënë përfundimisht lamtumirën klubit bavarez me një tjetër trofe.