MENU
klinika

Paralajmërimet e Mogherinit

BE-Amerikës: Tregohuni të përmbajtur me Iranin

14.05.2019 - 09:59

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është nxitur nga udhëheqësit evropianë për të treguar përmbajtje maksimale ndaj Iranit pasi Arabia Saudite konfirmoi se dy prej anijeve të saj ishin sabotuar misteriozisht të dielën në ujërat e Omanit nga një sulmues i paidentifikuar.

Federica Mogherini, shefja e çështjeve të jashtme të BE, paralajmëroi Pompeon në një takim në Bruksel: “Ne jetojmë në momente vendimtare delikate ku duhet shmangur çdo shkallëzim në anën ushtarake”.

Tensionet kanë qenë në rritje javë pasi SHBA-të miratouan një politikë presioni maksimal ndaj Iranit, duke përfshirë dhënien fund të të gjitha përjashtimeve për eksportet iraniane të naftës dhe bllokimin e bashkëpunimit në programin bërthamor civil iranian. Ai ka dërguar një aeroplanmbajtës në rajon, por përfaqësuesi i posaçëm i SHBA për Iranin, Brian Hook, nuk pranoi të thoshte nëse Irani ishte përgjegjës për sulmin ndaj anijeve të naftës saudite.

Sekretari i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, paralajmëroi për një shpërthim konflikti dhe bëri thirrje për qetësi.

Por Irani, i irrituar nga paaftësia e BE për të mbrojtur ekonominë iraniane, iu përgjigj presionit të Shteteve të Bashkuara të premten duke thënë se po përgatiste hapat fillestarë për të distancuar veten nga marrëveshja bërthamore që ajo nënshkroi me BE, SHBA, Kinën dhe Rusinë.

Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja një vit më parë, duke thënë se ajo ishte e njëanshme.

Mogherini kërkoi përmbajtje maksimale, si një kundërpeshë e qartë ndaj thirrjes amerikane për presion maksimal, në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me ministrat e jashtëm të BE.

Mogherini këmbënguli se BE ishte e vendosur të “përdorte të gjitha instrumentet e saj për të zbatuar plotësisht marrëveshjen bërthamore”. Ajo shpresonte se transaksionet e para do të zhvilloheshin në javët e ardhshme nën instrumentin në mbështetje të tregtisë dhe shkëmbimeve (Instex), një sistem kompleks i projektuar për të lehtësuar tregtinë me Iranin pa iu drejtuar bankave. Sistemi shihet nga Teherani si një provë e gatishmërisë evropiane për të nxitur ekonominë iraniane.

I pyetur të hënën rreth këtyre çështjeve, Trump iu tha gazetarëve në Uashington: “Nëse ata(Irani) bëjnë diçka, ata do të vuajnë shumë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen