MENU
klinika

Takon presidentin Perez

Befason Ramos/ Merr vendimin final për të ardhmen!

30.05.2019 - 17:51

Sikur të mos mjaftonte sezoni i dobët, Real i Madridit duhet të përballet edhe me ‘kapriçot’ e lojtarëve me hapjen e merkatos verore.

Ditët e fundit, kapiteni Sergio Ramos trazoi situatën në kampin madrilen duke kërkuar largimin.

Spanjolli morri një një ofertë stratosferike nga Kina, prej 35 milionë eurosh në sezon, gati trefishi i asaj që fiton ne Madrid.

Ramos

Megjithatë kinezët dëshironin ta merrnin spanjollin falas, ndaj Florentino Perez vendosi ‘pikat mbi i’.

Presidenti i mbretërorëve deklaroi se Real Madrid dëshiron 100 mln euro për të lënë të lirë kapitenin. Megjithatë, Ramos ka bërë një kthesë ‘360 gradë’ duke kërkuar qëndrimin në Madrid. Emisioni “Los Jugones” në Madrid, zbulon se Perez është takuar sërish me Ramos ku kanë diskutuar dhe mbrojtësi ka ndërruar mendje.

“Do të qëndroj dhe do ta mbyll këtu karrierën”, i ka thënë Ramos presidentit, duke e mbyllur totalisht këtë çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensioniohet marrëdhënia

Ramos drejt Kinës/ Reagon Perez!