MENU
klinika

Reagimi

Bindja Demokratike: Koalicioni qesharak i “Rilindjes” me rreth 21 parti

01.05.2019 - 20:54

Partia Bindja Demokratike e quan qesharake koalicionin e firmosur PS dhe disa partitë tjera. Në një status në FB, Bindja thotë se kjo është me qesharake se kolaicioni opozitar.

“E gjitha kjo ngjan sikur në këto zgjedhje të dy palët kanë kundërshtar apo armik, sipas rastit, vetëm BINDJEN DEMOKRATIKE”, thuhet në reagim.

KOALICIONI QESHARAK I “RILINDJES” ME RRETH 21 PARTI

Ky koalicioni i “Rilindjes” me njëzet e ca parti më të vogla për të garuar bashkë në zgjedhjet e 30 qershorit është disa herë me qesharak se koalicioni i disa partive në opozitë, që i kanë dhënë fjalën njëra tjetrës për të mos hyrë në zgjedhje.

Ne nuk duam që t’i japim kaq rëndësi vetes, por e gjitha kjo ngjan sikur në këto zgjedhje të dy palët kanë kundërshtar apo armik, sipas rastit, vetëm BINDJEN DEMOKRATIKE.

Ky Taulanti i Ramës që doli ta shpallte këtë fitore të “Rilindjes” duhet të mësojë dy gjëra:

E para, që zgjedhjet janë një çështje shumë serioze, me të cilën nuk mund të tallesh. Sepse duhet të kesh një minimum respekti për njerëzit që do të votojnë, qoftë edhe për ata që kanë vendosur të mos shkojnë në zgjedhje.

E dyta, ai duhet të mësojë se nuk mund të ketë rreth 21 parti, që i bashkohen “Rilindjes”, sepse kjo shprehje nuk përdoret, kur e di numrin e saktë, por vetëm atëherë kur nuk je i sigurt se sa janë. Ne e dimë se ai nuk ka ndonjë konsideratë për shumë nga ato partitë që kanë vetëm kryetarin, por të mos e bëjë kaq baltë sikur edhe me numrin e tyre ka qejf të bëjë gallatë.