MENU
klinika

Aksion në Kapshticë

Blindimi i kufijve nga Frontex, rezultatet e para

24.05.2019 - 11:52

Rreth 23 klandestinë sirianë dhe iranianë janë kapur gjatë ditës së sotme në Kapshticë.

Mësohet se mes klandestinëve ndodhen edhe tre fëmijë të mitur.

Duket se operacioni Frontex ka dhënë rezultatet e para, pasi klandestinës janë kapur nga forcat Frontex dhe Policia Kufitare.

Klandestinëve iu morën deklarimet dhe do transportohen drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.