MENU
klinika

Tubimi i opozitës

Bllokohet rruga/ Policia thirrje protestuesve: Shpërndahuni! Protesta e paligjshme

02.05.2019 - 18:58

Qindra mijëra qytetarë mbështetës të opozitës janë mbledhur në Lezhë duke bllokuar mbikalimin e Milotit, aty ku një javë më parë ishte kreu i PD-së Lulzim Basha.

Protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Por policia iu ka bërë thirrje të shpërndahen pasi protesta sipas tyre është e paligjshme.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe policia i ka dhënë zgjidhje trafikut duke e devijuar.

Me sa duket protesta nuk e ka dhënë impaktin e pritshëm për bllokimin e automjeteve, pasi ato tashme po qarkullojnë lirshëm në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN