MENU
klinika

Palët afër akordit

Boateng ‘tradhton’ Bayernin/ Negocion me rivalët!

29.05.2019 - 20:02

Aventura e Jerome Boateng tek Bayern Munich është drejt fundit.

Mbrojtësi gjerman është në kërkim për një ekip të ri dhe gjatë verës do të dëgjojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij.

Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë i kanë bërë të qartë mbrojtësit veteran se nuk kanë ndër mend t’i rinovojnë kontratën dhe duhet të gjejë një skuadër, por edhe oferta e skuadrave të interesuara duhet të kënaqë Bayernin.

Sipas “Sport1”, Borussia Dortmund, ka nisur negociatat për të siguruar mbrojtësin 30-vjeçar të lindur në Berlin.

Kontrata e tij me Bayern skadon në 2021, ndaj edhe një ofertë rreth 8-10 mln euro do të ishte e duhura për të bindur Bayern ta lëshonte mbrojtësin.

Në vitet e fundit Dortmund i ka dhuruar lojtarë mjaft me peshë Bayernit si Lewandowski, Hummels apo edhe Gotze që u rikthye sërisht tek verdhezinjtë, ndërkohë që tani Borussia po tenton të ‘hakmerret’ me të njëjtën monedhë.