MENU

Deklarata

Bomba molotov në protestë? Bardhi: Nëse janë përdorur, jam i gatshëm të…

18.05.2019 - 18:15

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi foli për protestën e opozitës më 11 maj.

Ai gjatë fjalës së tij hodhi poshtë përdorimin e bombave molotov.

Bardhi tha se ato që u hodhën ishin vetëm fishekzjarre dhe deklaroi se nëse janë përdorur bomba molotob është i gatshëm të kërkojë falje.

Nuk ishin bomba molotov, ishin fishekzjarr. Nuk kam informacion, ai informacion që kam unë është që Edi Rama është ai që i kanë vënë flakën shqiptarëve.

Për sa kohë nuk ka policë të dhunuar, po ka vetëm qytetarë kjo ka zëmëruar të gjithë.

Nëse ndaj Drejtorisë së Tiranës dhe bizneseve janë përdorur bomba molotov unë jam i gatshëm t’i kërkoj falje, por nuk ka pas’, tha Bardhi.