MENU
klinika

Arsyeja

Botuesit nuk dëshirojnë të publikohet autobiografia e Allen

04.05.2019 - 15:57

Askush nuk dëshiron të publikojë autobiografinë e Woody Allen. Botuesit e mëdhenj kanë refuzuar të lidhin kontratë me regjisorin pasi nuk duan të dëmtojnë imazhin e tyre. Refuzimi ka nisur pas lëvizjes “Me too”, ku jo vetrëm kolegë nuk kanë pranuar të punojnë me të, por edhe Amazon për të njëtjën arsye nuk i shpërndan më filmat e regjisorit aq të lakmuar të hollivudit.

Botues të shtëpive prestigjioze amerikane kanë refuzuar të publikojnë autobiografinë e Woody Allen.

“New York Times” shkruan se shkak është bërë rishfaqja e akuzave të vjetra për ngacmim seksual ndaj vajzës së adoptuar të regjisorit. Vitin e kaluar Woody Allen propozoi një memoar – i cili është një histori e jetës së tij, ndryshe nga autobiografia, e cila është historia e jetës, por botuesit e mëdhej, sipas gazetës e refuzuan, madje pa e lexuar, dorëshkrimin e Allen që kishin marrë nga agjenti i tij.

Disa kanë përdorur fjalën “toksike” për të përshkruar rrezikun për të punuar me Allen në këtë moment: jo vetëm për çështje etike, por edhe për rrezikun e një dështimi të madh në treg.

Në mes të lëvizjes feministe “MeToo”, Allen ishte kritikuar për mbrojtje pjesërisht të ish-regjisorit Harvey Weinstein, ndërsa akuza e vjetër për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të adoptuar, Dylan Farrow, ishte rishfaqur.

Disa aktorë, si Colin Firth, thanë se nuk do të punojnë më me Allen, të tjerë që e kishin bërë atë kohët e fundit, përfshirë Rebecca Hall dhe Timothée Chalamet, vendosën të dhurojnë të ardhurat e kompensimit të tyre për organizatat që luftojnë ngacmimet seksuale.

Për të njëjtën arsye, Amazon nuk shpërndau filmat e regjisorit. Woody Allen kurrë nuk ka shkruar një autobiografi; në vitin 2003 ai ishte gati të lidhte një marrëveshje me shtëpinë botuese “Penguin” për 3 milionë dollarë, por përfundoi duke kërkuar më shumë para dhe pakti dështoi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN