MENU

Lë jashtë yjet e ekipit

Tite befason me listën e Brazilit

17.05.2019 - 21:45

Brazili e ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit për Kupën e Amerikës që do të mbahet në këtë verë.

Trajnei Tite ka në dispozicion një listë të pasur me lojtarë klasi duke nisur nga Alisson në portë deri tek Neymar në sulm.

Megjithatë ai ka lënë jashtë listës disa prej yjeve të Seleçaos.

Marcelo Brazil team/ Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Në listë mungon dyshja e Real Madridit Marcelo dhe Vinicius Júnior, ndërsa as Fabinho i Liverpool nuk është prezent. Douglas Costa i Juventusit, Felipe Anderson i West Ham Unitedi si dhe Lucas Moura i Tottenham gjithashtu janë lënë jashtë skuadrës.

Lista e plotë:

Portierët : Alisson (Liverpool), Ederson (Man City), Cassio (Corinthians).

Mbrojtësit: Daniel Alves (PSG), Fagner (Corinthians), Filipe Luís (Atlético Madrid), Alex Sandro (Juventus), Miranda (Inter), Thiago Silva (PSG), Marquinhos (PSG), Éder Militão).

Mesfushorët: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Man City), Arthur (Barcelona), Allan (Napoli), Lucas Paquetá (Milan), Philippe Coutinho (Barcelona).

Sulmuesit: Neymar (PSG), Richarlison (Everton), David Neres (Ajax), Everton Soares (Grêmio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Man City).