MENU
klinika

“Ky ishte vetëm fillimi"

Bucks rinovim ‘faraonik’ për basketbollistin grek!

27.05.2019 - 19:09

Milwuakee Bucks ishte surpriza e këtij kampionati në NBA, duke e mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë.

Greku Giannis Antetokounmpo shkëlqeu duke qenë një nga 3 basketbollistët pretendentë për trofeun e MVP të sezonit të rregullt.

Bucks nuk arriti të shkojë në finalet play off, pasi u mund nga Toronto 4-2 me ndeshje, por Giannis ka bërë një premtim.

konica sportkonica sport mobile

Milwaukee Bucks’ Giannis Antetokounmpo  (AP Photo/Morry Gash)

“Ky ishte vetëm fillimi për këtë grup, për këtë ekip. Duhet të përmirësohemi si në aspektin individual ashtu dhe në lojën në grup.Na pret një rrugë e gjatë. Do të rikthehemi më të fortë vitin tjetër, duke besuar në forcat tona. Vitin tjetër do të jemi ne ekipi që do të shkojmë në finale”, tha Antetokoumpo.

Sipas mediave amerikane, skuadra e Milwaukee është gati t’i rinovojë kontratën, gjë që me shumë gjasa do të ndodhën verën e vitit 2020.

Sipas ESPN, Antetokoumpo pritet të nënshkruajë një kontratë të re 5-vjeçare me Bucks, nga e cila do të përfitojë 247 milionë dollarë.