MENU
klinika

Zbulon arsyen

Cardi B trishton fansat, anulon koncertet

22.05.2019 - 11:56

Reperja Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e ardhshme nga turi i saj, për shkak të disa problemeve që i kanë sjellë ndërhyrjet estetike që ka bërë së fundmi.

Më herët këtë muaj, reperja 26 vjeçare pohoi se i ishte nënshtruar një ndërhyrje në gjoks dhe një liposuktioni (ndërhyrje që heq dhjamin e tepërt nga disa zona të trupit) , të cilat sipas saj ishin të nevojshme pasi solli në jetë vajzën Kulture.

Por përfaqësuesit e Cardi-t u shprehën: “Ajo mezi priste të kthehej në punë e të performonte për publikun dhe fatkeqësisht nuk mori kohën e nevojshme që i duhej pasi ju nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike.

Axhenda e saj e mbingarkuar ka ndikuar në trupin e saj dhe doktorët i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos dalë në asnjë koncert përgjatë këtij muaji.

Natyrisht ajo ndihet shumë e zhgënjyer dhe nuk do ti mërzisë fansat. Por ne ju sigurojmë që do ta shihni sërish në shtator”- kështu u shpreh përfaqësuesi zyrtar i reperes duke zbutur disi zemërimin e fansave.