MENU
klinika

Detajet

Ç’do ndodhë pas 30 qershorit? Balla: Vjen një mundësi e artë për PD dhe LSI

31.05.2019 - 12:23

Teksa ka folur sërish për zgjedhjet vendore në 30 qershor, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se aktualisht po nis fushata zgjedhore.

Ai theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend.

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend, institucionet dhe demokracia funksionon mbi bazën e rregullave.

Ju them qartë që më 30 qershor fiton Shqipëria dhe shqiptarët, shteti institucional, demokracia, kushtetuta dhe pas 30 qershorit është mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë në dy drejtime:

kush politikan punon kundër reformës në drejtësi e ka betejën të humbur dhe kush politikan punon kundër interesave të vendit dhe integrimit, e ka të humbur këtë betejë”- tha ai.