09.05.2019 - 09:21
“E ardhmja e ushtrisë së Kosovës është e ndritur dhe SHBA do të jetë partner i tyre edhe në të ardhmen”, kështu është shprehur gjenerali amerikan i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr.
Ai po qëndron në një vizitë lamtumire në Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Orr tha se dalja e tij në pension nuk do të ndalë angazhimin e tij për të mirën e Kosovës.
Gjithashtu gjenerali tha se marrëdheniet mes Kosovës dhe SHBA-së mbeten të palëkundura.
Sipas tij, brenda 10 vjetësh FSK-ja do të transformohet tërësisht në ushtri, transmeton voa.
Orr tha po ashtu se lidhja mes kosovarëve dhe qytetarëve të IOWA-s është e veçantë sepse të dy popujt kanë vuajtur shumë gjatë luftës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Transformimi i FSK-së
‘KFOR-i ka dhënë garanci se FSK-ja nuk ndërhyn në Veri të Kosovës’
Ligji për FSK-në
“Transformimi i FSK-së në ushtri, pa asnjë mëdyshje”
Mbështetja e NATO-s
“Transformimi i FSK-së në ushtri, proces i koordinuar”
Qëllimi i ndalimit