MENU
klinika

'Leonard show' në NBA

Çfarë përmbysje! Raptors kalojnë në finale

26.05.2019 - 18:04

Për herë të parë në historinë e NBA, një skuadër kanadeze arrin të kualifikohet në finalen madhe.

Pas katër viteve radhazi përballë Cleveland Cavaliers, Golden State Warriors do të ‘përplasë brirët’ me Toronto Raptors, që e mbyllën me rezultatin 4-2 serinë e finaleve të Lindjes kundër Bucks.

Në përballjen e 6-të të Serisë të zhvilluar në “Scotiabank Arena” të Torontos, kanadezët triumfuan me rezultatin 100-96, duke përmbysur disavantazhin fillestar të serisë (2-0).

Kawhi Leonard e përmbushi misionin e tij duke befasuar të gjithë skeptikët.

Basketbollisti i lindur në Los Angeles, tregoi klasin e tij, veçanërisht përballë 76ers e më pas ndaj Bucks, që ishin skuadra më e mirë e sezonit të rregullt.

Ish-i i Spurs në këtë përballje , realizoi 27 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi plot 17 topa duke hipotekuar kualifkimin në finalen e madhe të NBA. Të rëndësishme edhe 18 pikët e Pascal Siakam dhe 17 Kyle Lowry.

Nga ana tjetër për Bucks, Antetokounmpo realizoi 21 pikë dhe 11 rikuperime.