MENU
klinika

Finalja e Europa League

Chelsea-Arsenal/ Publikohen formacionet zyrtare!

29.05.2019 - 21:04

Stadiumi Olimpik në Baku të Azerbajxhanit do të presë finalen e Europa League mbrëmjen e sotme.

Ndeshja do të jetë tepër e veçantë, me Arsenal dhe Chelsea që do të diskutojnë trofeun evropian në një Derbi londinez.

Kjo përbsllje ka më shumë rëndësi për Arsenal, të cilët nëse fitojnë, sigurojnë pjesmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Blutë e Londrës janë më të qetë pasi e kanë siguruar Championsin nëpërmjet kampionatit, ku u renditën të tretët.

Dy trajnerët, Maurizio Sarri dhe Unai Emery, kanë vendosur edhe formacionet zyrtare me të cilat do të nisin sfidën

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Christensen, David Luiz, Emerson; Kante, Jorginho, Kovacic; Pedro, Giroud, Hazard.

Arsenal: Cech; Sokratis, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Torreira, Xhaka, Kolasinac; Ozil; Lacazette, Aubameyang.

Teknikët janë përpjekur të zgjedhin lojtarët më në formë, gjë që do risë edhe më shumë dozat e spektaklit.