MENU
klinika

Premier League

Chelsea fiton bindshëm/ United i thotë lamtumirë Championsit

05.05.2019 - 18:11

Chelsea pothuasje ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Në javën e parafundit të Premier League-s, blutë e Londrës triumfuan thellë 3-0 ndaj Watfordit në “Stamford Bridge”, duke u ngjitur në vendin e tretë me 72 pikë, 1 më shumë se Tottenhami, që u mposht një ditë më parë nga Bournemouthi.

Skuadra e Sarrit e bëri diferencën në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë brenda 2 minutave me Loftus-Cheeck (49’) dhe David Luiz(51’) ndërsa Higuain në minutën e 75’ vulosi fitoren e bluve.


Manchestet United zhgënjeu sërisht duke barazuar 1-1 në fushën e Huddersfieldit, që ndodhet në vendin e fundit të Premier League.

McTominay kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq” që në minutën 8-të, por skuadra e Ole Gunnar Solskjaer dështoi ta ruante avantazhin, pasi Mbenza barazoi në të 60-ën.


Me vetëm 1 ndeshje për të luajtur, Manchester United (66 pikë) nuk ka më asnjë mundësi matematikore, për të shpresuar tek vendi i katërt.