MENU
klinika

Humb shtyllën e mesfushës

Chelsea merr një tjetër goditje para finales!

27.05.2019 - 18:47

Chelsea merr një goditje të rëndë vetëm dy ditë para finales së Europa League ndaj Arsenalit që do të zhvillohet në Baku.

Shtylla e mesfushës së londinezëve, francezi N’Golo Kante rrezikon seriozisht të mos luajë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.

Kampioni i Botës me Francën, ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitjen e ditës së shtunë dhe mjekët e Chelsea-t nuk janë aspak optimistë se Kante mund të rikuperohet në kohë për finalen e EL.

Kante humbi edhe dy sfidat e fundit të Premier League për një problem në kofshë dhe mungesa e tij do të jetë një problem i madh për trajnerin Maurizio Sarri.

Italianit gjithashtu do t’i duhet të bëjë pa tre lojtarë të tjerë me peshë si Rudiger, Loftus-Cheek dhe Hudson-Odoi.