MENU
klinika

Cilat janë ato?

Chris Brown fans i këngëtareve shqiptare

23.05.2019 - 14:27

Shumë emra të njohur shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun muzikor ndërkombëtar. E  kjo  edhe me ndihmën e rrjeteve sociale, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u njohur anembanë botës.

Chris Brown ndjekë tri këngëtare shqiptare në Instagram.

Një prej aplikacioneve më të përdorura është edhe Instagrami, përmes të cilit mund të shohësh punën e çdo artisti.

Ajo që së fundmi ka tërheq vëmendje është Instagrami i yllit botëror, Chris Brown, ku nëse e shohim listën e personave që ndjekë në mesin e shumë yjeve janë edhe tri këngëtaret shqiptare, Nora Istrefi, Era Istrefi dhe Rina Balaj.

Ndërkohë, Chris në llogarinë e tij personale, Instagram ndjekë mbi 53 milionë njerëz.

Gjatë këtij viti, Brown nënshkroi një marrëveshje me RCA Records dhe do të ketë personalisht pronësi në muzikën që realizon. Ai gjithashtu para një muaji ka lançuar këngën e shumëpritur të tij me klip, “Back to Love”.