MENU
klinika

Ende pa u zyrtarizuar

Conte projekton Interin/ Merr vendimin për Icardin!

30.05.2019 - 19:24

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende në stolin zikaltër, Antonio Conte ka nisur të projektojë Interin e së ardhmes.

Ish-trajneri i Chelsea dhe Juventusit pritet të prezantohet të premten, për të udhëtuar me drejtuesit zikaltër në finalen e Champions League.

Megjithatë Conte ka analizuar situatën dhe ka reflektuar për ekipin e tij të ardhshëm.

“Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri i ardhsëm i zikaltërve ka vendosur të nxjerrë në shitje, Mauro Icardin.

Conte nuk dëshiron asgjë që grupi të ketë destabilitet ndaj ky vendim ka të bëjë me vlerat morale dhe bilancin e dhomës së zhveshjes. Interi e ka nxjerrë lojtarin në shitje edhe pse Icardi vazhdon të thotë se dëshiron të qëndrojë.

Zikaltërit shpresojnë të përfitojnë rreth 70-80 milionë euro nga shitja e Icardi, por jo shumë klube janë në gjendje ta përballojnë këtë shumë.

Atletico Madrid ka shprehur interesimin për argjentinasin, pas largimit të Griezmann, ndërsa në Itali vetëm Juventusi është një mundësi konkrete.

Vendin e ish-kapitenit në sulm, Conte mendon ta zërë me Lukakun ose Dzekon, që janë dy dëshira të vjetra të tij që në kohën kur drejtonte Chelsean.

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos