MENU

Hakmerren bardhezinjtë

Conte tek Interi/ Juve zgjedh ‘pikën e dobët’ të zikaltërve

11.05.2019 - 23:51

Vera futbollistike pritet të sjellë një merkato të ‘nxehtë’ jo vetëm për lojtarët por edhe për trajnerët e klubeve më të mëdha europiane.

Lëvizjet në stol të disa skuadrave kryesore pritet që të shkaktojnë një reakasion-zinxhir edhe në ekipe të tjera.

Në Serie A skuadrat kryesore si Inter, Juventus, Milan si dhe Roma pritet të ndërrojnë trajnerët e tyre.

Antonio Conte është trajneri më i përfolurm, emri i së cilit është lidhur me të gjitha klubet e përmendura më sipër.

Së fundmi, raportohet se zikaltërit janë destinacioni i ardhshëm i trajnerit Italian, që kanë mposhtur konkurencën e fortë të Juventusit. Më herët ishte vetë Conte që refuzoi publikisht Romën dhe indirekt bardhezinjtë.

Por kjo lëvizje nuk ka lënë një shije të mirë tek “Zonja e Vjetër” që dëshiron të hakmerret ndaj rivalëve të përjetshëm.

Sipas mediave italiane, në listën e kampionëve të italisë për të zëvendësuar Allegrin është dhe Jose Mourinho.

Portugezi plotëson tre emrat e mëdhenj të bardhezinjve që synojnë gjithashtu edhe Pochettino nose Didier Deschamps.

Megjithatë, Mourinho është shumë i lidhur me zikaltërit ku ka shprehur shpesh herë dashurinë ndaj ekipit që fitoi Tripletën e famshme në vitin 2010, si dhe nuk ka kursyer asnjëherë thumbat ndaj Bardhezinjve.

Për momentin, kjo ngelet thjesht si një hipotezë, por nëse këto lëvizje kryhen do të shkaktonin një valë reagimesh nga tifozeritë e dy skuadrave rivale. Fundja futbollit kurrë nuk i dihet!