MENU

Kërkon projekt ambicioz

Conte zbardh të ardhmen/ I mbyll derën Romës dhe Juves

07.05.2019 - 21:31

Ai është një nga trajnerët më të kërkuar në Europë për momentin por Antonio Conte ende nuk e ka vendosur se ku do e vazhdojë të ardhmen e tij.

Për ish-trajnerin e Juventus është në garë Interi, Milani, Juventusi, Roma, PSG apo edhe Bayern Munchen.

Në prononcimin e tij të fundit mediatik trajneri 49-vjeçar zbulon se do të rikthehet të stërvisë një prej skuadrave të Serisë A por ende pa përcaktuar asgjë konkrete e duke i lënë opsionet të hapura në këtë drejtim.

“Për t’u bërë martesat duhet dakortësia e të dy palëve. Mendoj se Juventusi ka nisur dhe vijon rrugëtimin e tij drejt suksesit ndaj prania e trajnerit Allegri është një kënaqësi për këtë klub gjithsesi kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh në të ardhmen”, shprehet italiani duke zbehur kandidaturën e bardhezinjve.

Gjithashtu ai i ka mbyllur dyert edhe një aventure të re me verdhekuqtë e Romës që gjatë ditëve të fundit ngjasonte me një nga destinacionet më të mundshëm.

“Jam dashuruar me Romën duke e frekuentuar për dy vite kur isha trajner i kombëtares Italiane. Në Olimpico mund të përjetosh pasionin e popullit verdhekuq që e jeton futbollin me një intensitet të veçantë dhe që jeton për klubin e Romës. Sidoqoftë sot nuk janë kushtet për ti thënë po një oferte të tillë edhe pse e shoh të mundshme që një ditë në të ardhmen unë të jem trajner i Romës”, vijoi Conte.

Në listën e skuadrave pretendente ngelen vetëm Interi dhe Milani, por tekniku italian ka paralajmëruar ekipet milaneze se në skuadër duhet të ketë investime që ai të bindet.

“Kjo vlen në fakt për të gjitha skuadrat, duhet të kem bindjen dhe ndjesinë se me klubin e ri që do të marr në drejtim mund të kem mundësinë të mund çdo rival dhe të ndjej se fitorja është e arritshme. Në të kundërt mund të qëndroj pa problem në kushtet që jam pa marrë drejtimin e asnjë skuadre, pra këtë herë nëse nuk jam i bindur 100%, nuk do të bëj hapa të nxituar por të mirëmenduar”, përfundoi Conte

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prenoton ish-trajnerin e Realit

Kovaç nuk bind/ Bayern surprizon me trajnerin e ri