MENU
klinika

Ç'po ndodh?

Dy anije luftarake të NATO-s ‘zbarkojnë’ në Durrës

18.05.2019 - 16:49

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit në NATO, dy anije luftarake të NATO-s po qëndrojnë në brigjet shqiptare.

Anijet e reagimit të Shpejtë të NATO-s kanë zbarkuar në brigjet e Durrësit.

Fregata holandeze dhe ajo kanadeze do të qëndrojnë për dy ditë në Durrës, ku është parashikuar edhe një stërvitje me forcat detare shqiptare.

Vizita dhe stërvitja sipas komandantit të Fregatës Holandeze është vlerësim për kontributin e Shqipërisë si pjesë e misioneve të NATOS në Det e Tokë.

Sjoerd Feenstra, komandant i Fregatës holandeze:

Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj.

Në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës!”

Në 10 vjet anëtare e NATOS, Shqipëria është bërë pjesë e misioneve në disa vende të Botës, duke dhënë edhe tre dëshmorë, Feti Voglin në Afganistan dhe Zarife Hasanaj dhe Klodian Taushi në Letoni.

Forcat detare shqiptare janë pjesë e misionit të shpëtimit të emigrantëve në Egje.