MENU
klinika

Njoftimi i DPSHTRR

Ç’regjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjetit, procedurat

26.05.2019 - 14:39

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditura rregullat për c’regjistrim i Përkohshëm i mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi).

Sipas DPSHTRR mësohet se personi i interesuar për ç’regjistrim të përkohshëm të mjetit (heqje e përkohshme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimeve të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin dhe dorëzon këto dokumenta:

Kërkesën DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB. Ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
Lejeqarkullimi e mjetit.

makina-konica.al
makina-konica.al

Targat e mjetit.

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave ose targave duhet denoncimi nga Policia e Shtetit.
Çregjistrim i përhershëm i mjetin (heqje e përhershme nga qarkullimi)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përhershëm të mjetit (heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:
Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.

Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për ç’regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtpërdrejt në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale.

Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.

Lejeqarkullimi e mjetit.
Certifikatë pronësie e mjetit.
Targat e mjetit.
Vërtetim RBS (lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).

Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave ose targave duhet denoncimi nga policia shtetit.
Çregjistrim i përhershëm i mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera)

Personi i interesuar për ç’regjistrim të përhershëm të mjetit për eksport (heqje e përhershme nga qarkullimi në Shqipëri për t’u eksportuar në shtete të tjera), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale që administron vendbanimin e tij dhe dorëzon këto dokumenta:

Kërkesë DRM 46, e cila plotësohet pranë sporteleve.
Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për ç’regjistrimin e mjetit është subjekt fizik ose juridik që me ligj regjistrohet në QKB, ekstrakti i QKB-së, verifikohet nëpërmjet numrit NIPT, printohet drejtëpërdrejtë në sportel nga nënpunësi i pranimit dhe legalizohet me vulën e tij personale.

Për personin që kryen veprimet duhet autorizim.
Lejeqarkullimi e mjetit.
Certifikatë pronësie e mjetit.
Targat e mjetit.
Vërtetim RBS ( i lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese).