MENU
klinika

Përfitimet

Dafina, vetitë kuruese dhe përdorimi i saj edhe tek flokët

09.05.2019 - 16:35

Gjethet e dafinës mund ti përdorësh për shije në ushqime të ndryshme, aromatizojnë ambjentin por janë dhe mjaft kuruese për njeriun.

Më poshtë po pasqyrojmë disa nga përfitimet që kjo gjethe ka, janë me të vërtetë mbresëlënëse.

1-Përmirësojnë sistemin tretës
Gjethet e dafinës kanë një efekt shumë të fortë mbi sistemin gastrointestinal. Ato stimulojnë urinën dhe të vjellat, në rast se ndodh të keni konsumuar diçka toksike. Gjethet e dafinës janë shumë të efektshme për problemet e ndryshme që mund të keni me stomakun. Shumë nga proteinat që ne marrim gjatë ditës është vështirë të treten por enzimat e gjetura tek gjethet e dafinës ndihmojnë për të lehtësuar tretjen dhe marrjen e lëndëve ushqyese.

2-Kujdesi për flokët
Gjethet e dafinës janë të pasura me antioksidantë që shërbejnë për hidratimin e lëkurës dhe heqin qelizat e vdekura nga lëkura. Proteinat që përmban kjo gjethe janë thelbësore për rritjen e flokëve. Antoksidantët që ndodhen tek kjo gjethe nxisin qarkullimin e gjakut dhe parandalojnë rënien e flokëve. Flokët janë më të fortë dhe shkëlqejnë më shumë se më parë. Nëse do ziejmë gjethen e dafinës me ujë, lëngu që formohet parandalon thinjat e parakohëshme. Lufton zbokthin dhe infeksionet e skalpit të kokës.

3-Kujdeset për shëndetin e zemrës
Një nga përtimet më të rëndësishme të gjetheve të dafinës është aftësia e tyre për të mbrojtur zemrën. Përbërësit që gjenden në gjethe ndihmojnë në eliminimin e kolesterolit HDL (të keq).

4-Parandaluese e kancerit
Antioksidantët që gjenden tek dafinat ndihmojnë ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga efektet e radikaleve të lira. Radikalet e lira mund të bëjnë që qelizat e shëndetshme të shndërrohen në qeliza kanceroze, të cilat gjethet e dafinës janë veçanërisht të afta për t’i parandaluar.

5-Pakësojnë ankthin dhe stresin
Gjethet e dafinës mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e stresit. Hormonet e stresit të tepërt mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, kështu që gjethet mund t’ju ndihmojnë që të qetësoheni e të jeni të relaksuar edhe në moment ankthi.

6-Menaxhojnë diabetin
Gjethet e dafinës kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e funksionit të insulinës dhe nivelet e rregulluara të sheqerit në gjak. Për pacientët me rrezik të zhvillimit të diabetit ose për ata që janë me diabet, konsumimi i rregullt i gjetheve të dafinës mund të pengojë komplikacionet që sëmundja shfaq me kalimin e kohës.