MENU
klinika

Foto

Dafina Zeqiri pamje krejt tjeter, flokë të shkurtër

02.05.2019 - 16:03

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, vazhdon të mbetet ndër më të pëlqyerat e momentit në estradën shqiptare.

Kënga e saj e fundit “Rofe” është pritur mirë nga publiku, gjersa ajo po vazhdon të jetë mjaft e pranishme edhe në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Dafina është gjithashtu shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh sjell fotografi atraktive për fansat e saj.

Në imazhet e fundit, këngëtarja Zeqiri ka treguar ndryshimin e ri drastik që ka bërë në pamjen e saj.

Ajo i ka prerë flokët e saj duke i bërë tejet të shkurtra edhe ka marrë një pamje krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja.

Sa më të shkurtra flokët, aq më e vështirë ata të shikojnë”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e një fotografie të ndarë me fansat në Instagram.

Kujtojmë se një ndryshim të tillë në look, këngëtarja Zeqiri e kishte bërë edhe në vitin 2012.