MENU
klinika

Vendimi

Delegim i kompetencave të KLSH-së, Leskaj mbetet kryetar

21.05.2019 - 16:11

Bujar Leskaj do të vazhdojë të jetë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, deri në momentin kur ai nuk do të zëvendësohet nga një drejtues i ri.

Kreu i KLSH-së ka firmosur sot heqjen dorë nga delegimi i kompetencave, tek zëvendëskryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo.

Në vendimin e firmosur nga Bujar Leskaj theksohet fakti se zv.kryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo është tërhequr nga ushtrimi i kompetencave të kryetarit për arsye personale.

Ndërkohë që Leskaj thekson se për të garantuar vijueshmërinë e punës, do të qëndrojë në këtë funksion deri në zëvendësimin e tij.

Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:
1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).
2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

3. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, thuhet në vendimin e kreut të KLSH.