MENU
klinika

Raporti i Komisionit Evropian

Denaj: KE vlerëson masat e ndërmarra nga Shqipëria

30.05.2019 - 20:22

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë konfirmoi qartë drejtimin e duhur që po ndjek Qeveria në një sërë reformash: që nga ajo e drejtësisë, energjisë, ajo e financave publike, arsimit dhe punësimit.

Ministrja Denaj theksoi përmirësimet e bëra gjatë këtyre viteve në fushën e ekonomisë ku përmendi:

-Arritjen e nivelin më të lartë të ekonomisë në 10 vitet e fundit, një rritje cilësore me ndikim të drejtpërdrejtë në punësim.

-Investimet e huaja direkte arritën mbi 1 miliard Euro dhe niveli i borxhit publik për vitin 2018 arriti 67.2% i PBB. Së bashku me reduktimin e kredive të këqija në nivelin e 11 %, bëjnë që Shqipëria të ngushtojë hendekun e saj ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian.

-Shqipëria arriti shkallën më të lartë të punësimit në rajon me 52.1 për qind duke shënuar rritjen më të madhe me 1.8 pikë përqindje në vitin 2018. Hendeku gjinor në pjesëmarrjen në forcat e punës dhe në punësim ka ardhur duke u reduktuar.

“Shqipëria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë angazhohet çdo vit në procesin e hartimit të Programit të Reformave Ekonomike si një nga bazat e plotësimit të kriterit ekonomik. Deri më sot kemi realizuar me sukses një sërë rekomandimesh nga Dialogu Ekonomik dhe Financiar mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së”– tha Denaj.

Ministrja shprehu mirënjohjen për partnerët Evropian dhe shpreson që Shqipëria të arrijë një nivel tjetër më të lartë dhe më intensiv, atë të hapjes të negociatave për të adresuar më tej sfidat e mbetura.

Gjatë vitit 2019 prioritet mbetet kompletimi i kuadrit ligjor dhe institucional për Punësimin dhe Arsimin Profesional dhe fuqizimi i dialogut social duke vendosur ndër të tjera kritere të qarta përfaqësueshmërie për anëtarësim në Këshillin Kombëtar të Punës.

Fjala e ministres:

Shqipëria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë angazhohet çdo vit në procesin e hartimit të Programit të Reformave Ekonomike si një nga bazat e plotësimit të kriterit ekonomik. Deri më sot kemi realizuar me sukses një sërë rekomandimesh nga Dialogu Ekonomik dhe Financiar mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së. Hartimi i buxhetit në përputhje me ligjin organik dhe ecuria e mëtejshme e zbatimit të buxhetit janë vlerësuar pozitivisht edhe në linjë me transparencën e

buxhetit dhe shpenzimet në vlerësimin e këtij raporti. Gjej rastin dhe shpreh mirënjohjen për Bashkimin Evropian për mbështetjen e madhe për reformën e financave publike, që ndoshta është eklipsuar disi nga jehona e reformës në drejtësi por që për nga rëndësia e hapjes së negociatave është po aq kritike. Jemi në vitin e pestë të zbatimit të reformës dhe shumë përpjekje janë bërë për të përmbushur angazhimet e ndërmarra në kuadër të financave publike, duke filluar me një zbatim të Strategjisë së Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura, e deri tek arritjet në drejtim të ndryshimit të kuadrit ligjor të financave publike.

Si ndryshimet më të rëndësishme po përmend:

  • ligjin e ‘Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit’,
  • ligjin ‘Për Auditimin e Brendshëm’,
  • ligjin ‘Për Inspektimin Financiar Publik’,
  • ligjin Organik të Buxhetit
  • ligjin “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore’,
  • dhe së fundmi miratimin e ligjit të ri “Për Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare.
  • Të tjera arritje në zbatimin e reformës janë:

zhvillimi i sistemeve në funksion të përmirësimit të menaxhimit të proceseve të ciklit të plotë buxhetor (ku përfshihen Sistemi Informativ i Menaxhimit Financiar Shqiptar, sistemet e IT të Administratës Tatimore dhe Doganore, dhe sistemi i prokurimit elektronik); Edhe pse reforma ka shënuar shumë arritje, siç theksohet dhe në raport progres, mbetet shumë punë për tu bërë për përballimin dhe zvogëlimin e sfidave në fushën e financave publike. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në bashkëpunim të ngushtë dhe me partnerët ndërkombëtarë, ka bërë një vlerësim të thelluar të reformës së Menaxhimit të Financave Publike dhe ka përpiluar strategjinë e re që adreson masat e identifikuara për zbatim.

Në raportin e Komisionit Evropian vlerësohet realizimi i kësaj reforme dhe ky rishikim afatmesëm i hapave të mëtejshëm të lidhura kryesisht me: vlerësimin e planifikimit buxhetor, përmirësimin e planifikimit të investimeve publike, kryesisht atyre me PPP dhe Konçesion, risqet fiskale dhe aksesin elektronik në sistemin e thesarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN