MENU
klinika

Hapat që duhet të ndiqni!

Detyrime të papaguara? Tani i paguani me këste!

17.05.2019 - 17:14

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka rikujtuar të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë plotësuar kushtet ligjore, se mund të nënshkruajnë me organin tatimor një Marrëveshje të Pagesës me Këste.

Sipas DPT, tatimpaguesi duhet të justifikojë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare në mënyrë për të përfituar nga kjo lehtësi.

Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore për një vlerësim tatimor të kryer.

Sipas njoftimit, marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetë deklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.