MENU
klinika

Qeveria llogarit borxhet

Detyrimet e krijuara në një vit, 61. 1 miliardë lekë

01.05.2019 - 19:32

Insitucionet shtetëore kanë krijuar një borxh prej 6.1 miliardë lekësh gjatë vitit 2018.

Vendime gjykate të paekzekutura dhe borxhet e krijuara nga ministritë dhe drejtoritë në varësi të tyre janë bërë publike nga Ministria e Financave. Bëhet fjalë për detyrimet e prapambetura dhe të krijuara rishtazi për periudhën janar–dhjetor 2018.

Raporti jep në mënyrë të detajuar për çdo ministri, vlera e këtyre detyrimeve bazuar në informacionet zyrtare të ardhura.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Tetor – Dhjetor 2018 janë në vlerën 648.3 milion lekë si 3-mujor ose 3.24 miliard lekë progresiv deri në Dhjetor 2018, kryesisht referuar detyrimeve të ARRSH-së dhe AKUK-së për: a.Mirëmbajtje rrugore – 67.2 milion lekë (732.7 milion lekë progresiv);

b.Ndërtim dhe sistemim rruge – 45.3 milion lekë (718.3 milion progresiv);

c.Vendime Gjyqësore – 701.8 milion lekë progresiv;

d.Detyrime të ndërmarrjeve Ujësjellës-Kanalizime – 455.3 milion lekë (948.9 milion lekë progresiv). MIE nga stoku i Shtatorit 2018 ka trashëguar rreth 2.59 miliard lekë detyrime.

Ministria e Mbrojtjes – raporton 988.9 milion lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile. Për tremujorin Tetor-Dhjetor 2018, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 101.5 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është rreth 887.4 milionë lekë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Tetor – Dhjetor 2018 janë në vlerën 2 milion lekë. Në total MASR ka 57.8 milion lekë detyrime të akumuluara.

Ministria e Drejtësisë – Totali i detyrimeve të prapambetura për deri në Dhjetor 2018 (progresiv) raportohet në vlerën 77 milion lekë. Ndërkohë për periudhën Tetor – Dhjetor 2018, kjo ministri nuk ka krijuar detyrime të reja. Pjesa më e madhe e detyrimeve i referohet kryesisht zërit të investimeve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 377 milion lekë, progresiv deri në Dhjetor 2018. Për tremujorin Tetor-Dhjetor 2018, ky institucion ka krijuar detyrime të reja në vlerën 68.9 milion lekë, kurse ato të mbartura nga vlerësimi më i fundit i muajit Shtator 2018 janë rreth 308.1 milion lekë.

Ministria e Brendshme – Stoku i detyrimeve deri në Dhjetor 2018 është në vlerën 735.7 milion lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Tetor – Djetor 2018 janë në vlerën 41.1 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 694.5 milion lekë, dhe konkretisht:

284.6 milion lekë detyrime për vendime gjyqësore të mbartura për ish-punonjës të larguar, IKMT;

260 milion lekë detyrime të reja të “Gjendjes civile” për shpërblimin e munguar të lindjeve;

150 milion lekë detyrime për mbikohë pune, uniforma dhe shpenzime udhëtimi dhe shpenzime parkimi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – nuk ka krijuar detyrime për periudhën Tetor-Dhjetor 2018 por në total ka të akumuluara 38.9 milion lekë, ku 17.4 milion i dedikohen detyrimeve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi, por deri në Dhjetor 2018 ka një stok detyrimesh në masën 11.3 milion lekë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë – për tremujorin Tetor – Dhjetor 2018 nuk ka krijuar detyrime të reja të prapambetura. Në total stoku i detyrimeve të akumuluar deri në Dhjetor 2018 është 340.4 milion lekë, ku 273.2 i dedikohen detyrimeve për vendime gjyqësore.

Ministria e Kulturës – raporton që detyrimet për periudhën Tetor – Dhjetor 2018 janë në vlerën 0.6 milion lekë, ndërsa stoku i detyrimeve deri në Dhjetor 2018 është 3.8 milion lekë.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Stoku i detyrimeve deri në Dhjetor 2018 raportohet në vlerën 203.2 milion lekë. Për tremujorin Tetor-Dhjetor 2018, kjo ministri ka krijuar detyrime të reja në vlerën 8 milion lekë, të cilat i referohen vendimeve gjyqësore të formës së prerë në favor të ish-punonjësve, ashtu si edhe detyrimet e mbartura të cilat janë në masën 195.2 milion lekë.

Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Në total deri në Dhjetor 2018, DPT ka akumuluar 105.2 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimburësimin e TVSH. Gjatë 3-mujorit Tetor – Dhjetor 2018 DPT nuk ka krijuar detyrime të reja.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke

Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?