MENU
klinika

Titulli drejt Manchesterit

“Dhelprat” nuk e ndalin dot City-n

06.05.2019 - 23:06

Manchester City ka marrë një fitore jetike në garën për titulllin kampion nw Premier League.

Ekipi i Guardiolës triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Leicesterit duke u rikthyer në kreun e tabelës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura me Cityn që nuk shfrytëzoi dot rastet e shënimit.

Në të dytën , Vincent Kompany lëshoi një predhë nga distance në trekëndëshin e portës duke zhbllokuar rezultatin.

Stadiumi shpërtheu në festë ndërkohë që City gjeti qetësinë e duhur për të ruajtur rezultatin duke u rikthyer në krye të tabelës.

Në javën e fundit, Liverpooli do të presë Ëolvesin në “Anfield Road”, ndërsa Manchester City do të udhëtojë në transfertën ndaj Brightonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN