MENU
klinika

Mund të dështojë?

Dhëndri i Trump, plan paqeje për Lindjen e Mesme

30.05.2019 - 15:44

Vizita e Jared Kushner në Jeruzalem për të promovuar planin e tij të paqes në Lindjen e Mesme, duket se nuk do të ketë sukses pas një krize brenda natës në politikën izraelite.

Pa garanci se qeveria miqësore e Benjamin Netanjahut do të qëndrojë në pushtet gjatë verës, çdo përparim i bërë me dhëndrin e e Donald Trump-it është në rrezik të anullohet nga administrata e ardhshme izraelite.

Një muaj pasi izraelitët votuan, Netanjahu dështoi të formojë një qeveri. Zgjedhjet e reja janë caktuar për 17 shtator dhe qeveria tjetër nuk mund të marrë pushtetin deri në tetor, ndoshta edhe më vonë.

Siç bëri më parë këtë vit për zgjedhjet e prillit, Uashingtoni ka të ngjarë të vonojë dhënien e detajeve të planit të saj derisa fushata të mbarojë. Deri në atë pikë, Donald Trump do të përgatitet për fushatën e tij 2020 dhe pastaj ai nuk mund të japë garanci afatgjata në emër të vendit të tij.

Dan Shapiro, një ish-ambasador i SHBA në Izrael, tha: “Plani i paqes së Trump është i ngrirë ndoshta përgjithmonë.”

Kushner dhe i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme, Jason Greenblatt, mbërritën në Jeruzalem të mërkurën mbrëma, disa orë përpara se parlamenti i Izraelit të votonte për t’u shpërbërë.

Ideja është të bindë vendet arabe të Gjirit që të angazhohen për miliarda në investime për Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës. Konferenca nuk do të diskutojë çështje të mprehta politike siç është shtetësia palestineze.

Kushner dhe Greenblatt nisën turneun rajonal në Marok dhe ishin në Jordani të mërkurën.

Plani ende i pazbuluar i Kushner nuk pritet të përfshijë shtetësinë palestineze, por përqendrohet në joshjen e palestinezëve me investime, thanë diplomatët.

Raundi i fundit i negociatave të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara midis Izraelit dhe palestinezëve u prish në 2014.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN