MENU
klinika

Takimi në Berlin

Dhuna e opozitës/ Ministri gjerman-Cakajt: Jam i shqetësuar!

14.05.2019 - 12:16

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është pritur në takim nga ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth.

Gjatë kësaj vizite është diskutuar për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave, por edhe protestat e organizuara nga opozita.

Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm).

Jam shum i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit.të opozitës.

Një mesazh shum i qartë për opozitën: Dhuna nuk është aspak e pranueshme.

Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë. Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”-u shpreh ministri gjerman pas takimit me Cakaj, në Tëitter.

Ministri në Detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ai falënderoi Ministrin Roth për mbështetjen e Gjermanisë, si dhe për kontributin personal të tij.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë.

Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”,-u shpreh Ministri Roth. Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.

Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.