Chris Brown e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital shumë vite më parë.
Së fundmi sipas DailyMail Chris Brown ndau mendimin e tij për fotografitë e reja të Rihannës, të cilat ajo i publikoi në Instagram.
Chris Brown e ka quajtur ish-të dashurën e tij, Rihanna, një ‘mbretëreshë’ në mediat sociale – një dekadë pasi sulmoi atë dhe e bëri për spital.
Këto fotografi, në të cilat ajo shfaqej mjaft provokuese, Rihanna i ka realizuar për të promovuar linjën e saj të re të të brendshmëve “Savage X Fenty”.
Brown përshëndeti artisten dhe sipërmarrësen 31-vjeçare, duke i kërkuar asaj të lëshojë muzikë të re.
“Vazhdo të ngrihesh mbretëreshë”, ishin disa nga fjalët e këngëtarit në komentin e bërë në Instagram.
Dikur dyshja kanë qenë në lidhje, por marrëdhënia e tyre përfundoi në mëngjesin e 8 shkurtit të vitit 2009, kur Chris e rrahu Rihannën aq keq, duke e bërë për spital.
Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.
Këngëtari u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje.