MENU

Video

Disney me video të animuar për Archie

14.05.2019 - 14:30

Archie Harrison erdhi në jetë 8 ditë më parë nga dukesha Meghan Markle dhe princ Harry. Që prej atëherë bebi mbretëror ka qenë kryefjala e mediave dhe gjithçka që ka pasur lidhje me të, ka tërhequr interesin e mbarë botës.

Së fundmi “The Sun” raporton se lindja e Archie-t është përjetësuar edhe në serinë e filmave të animuar nga gjiganti “Disney”.

Në fakt bëhet fjalë për një klip 25 sekondësh, i cili tregon arushin e famshëm Pooh që drejtohet me një libër në dorë, drejt kështjellës Windsor.

Videoja është ideuar të enjten, një ditë pasi Archie iu prezantua botës. Libri me ngjyrë blu (siç thuhet shpesh për gjakun mbretëror) është një dhuratë nga arushi Pooh për Meghan dhe Harry-n.

Teksa çifti fillon të shfletojë librin, të bie në sy edhe shtrati i vogël i Archie-t.

Videoja e animuar u realizua nga artisti kryesor i Disney-t, Kim Raymond dhe deri tani është prit me një interes të madh.

Ende nuk dihet nëse do të mbetet vetëm në kuadrin e një klipi apo do të realizohet në formën e një filmi të plotë të animuar, që me siguri do fiksojë përballë ekranit të televizorit të madh e të vogël!